Lajme

Masat ndaj Kosovës, Çitaku: Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit!

07/01/2023 21:22
nga:Y I

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi BE-ja ka njoftuar se kanë hyrë në fuqi masat ndaj Kosovës.

Çitaku ka thënë se vlerat monetare të humbura nga këto sanksione janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit” shkruan Çitaku raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: