Lajme

Masat ndaj katër policëve, Haradinaj: Duhet interpelancë për kidnapuesin e MPB-së

09/16/2025 20:06
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas masave të marra ndaj katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët dyshohet se u tallen me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha,  duke i cilësuar ato si “masa ekstreme” dhe dëshmi të ndërhyrjes politike, raporton GazetaBlic.

Raportohet se janë suspenduar katër policë nga Njësia Speciale, shkak një shaka për Dimal Bashën në një grup të mbyllur

Sipas tij, këto veprime janë bërë fillimisht nën ndikimin e Presidencës dhe tani, siç u shpreh ai, “nga kërkushi hiç”.

“Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë së Brendshme,” tha Haradinaj, duke shtuar se policia nuk duhet të përdoret për të shfaqur “muskuj” apo për të shtypur sipas agjendave politike ditore.