Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja anti-COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.
Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
“Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin pas takimit me ministrin Vitia.
Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:
Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator;
Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00;
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30;
Të shtohet stafi shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë