Lajme

Masat e reja kundër COVID-19, këto aktivitete do të mbyllen për 12 ditê, nga e marta deri më 18 prill

04/04/2021 10:26
nga:Gazeta Blic

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati.

Aktori Jeton Zogiani thotë se është informuar për vendimin e mbylljes së Gastronomisë, Qendrave tregtare, palestrave sportive, dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 të këtij muaji.

Sipas tij, ky vendim është arbitrar, i njëanshëm dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke.

“Përkundër faktit që ne ishim të ftuar për konsulltim, ne nuk u konsultuam por u informuam për vendimin e mbylljes së Gastronomisë, Qendrave tregtare, palestrave sportive, dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 të këtij muaji”.

“Ky vendim është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë edhe më tutje çdo vendim që merret njëanshëm pa konsultim”.

“Të hënën, në ora 14:00, mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ku do të vendosim bashkërisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë”.

Pulmologu Morina: Pacientët që kanë kaluar Covid-19 vazhdojnë të kenë probleme me mushkëritë