Lajme

Masat e reja: Dasmat me jo më shumë se 150 persona, dasmorët duhet të kenë testin negativ me vete

08/17/2021 19:18
nga:Y I

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, është takuar ditën e sotme me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Gazeta Blic.

Ministri Vitia dhe përfaqësuesit e OHTK-së u zotuan që do të mundohen të gjejnë një mundësi që pa u dëmtuar askush dhe duke respektuar masat të arrihet deri tek zvogëlimi i rasteve.

Masat e reja të ndëramarra janë si më poshtë:

Gastronomia dhe hoteleria në përgjithësi të punojnë deri në ora 22:30,

Që në sallat e dasmave të ketë më së shumti 150 persona,

Pronarët e e sallave të dasmave janë të obliguar të caktojnë një person i cili do u kërkoj të ftuarve njërën nga dëshmitë: testin negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë ose dëshminë që personi është vaksinuar së paku me dozën e parë të vaksinës.

Restorantet ditore, kafiteritë, hotelet dhe lokalet tjera të ngjashme të punojnë deri në 22:30,

Ne qendrat tregtare është obligative mbajtja e maskës si dhe mund të punojnë deri në ora 22:30,
Nuk ka kufizime të lëvizjes.

Nga data 20.08.2021 hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet, grumbullimet, tubimet masive, të cilat anë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, ose dëshminë që janë negativ për COVID-19.

Ky vendim hyn në fuqi më 20.08.2021 dhe vlen deri më datën 01.09.2021.

Ministri Vitia dhe përfaqësuesit e OHTK-së u pajtuan se do të vazhdojnë takimet dhe do të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe secili hap do të merret bashkërisht, ata po ashtu u pajtuan se nëse pas datës 01.09.2021 bije numri i të infektuarve atëherë masat lirohen sërish dhe e kundërta.
#vaksinohu