Lajme

“Masat e BE-së për faj të kryeministrit” – Gaxherri: Kjo është politika e Kurtit, ose nga mos-dija, ose në “shërbim të dreqit”

06/13/2024 18:46
nga:G C

Besa Gaxherri nga LDK thotë se çështja e sanksioneve është krejt për fajin e kryeministrit Kurti.

Gaxherri në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kryeministri për shkak të arrogancës së tij dhe sjelljeve për qëllime elektorale, e futi Kosovën nën sanksione.

“Kosova, qytetarët e saj nuk i kanë merituar asnjëherë sanksionet, çështja e sanksioneve është për sjelljen e kryeministrit Kurti i cili për shkak të arrogancës së tij dhe sjelljeve për qëllime elektorale e futi Kosovën nën sanksione, të cilat kanë pasoja ekonomike, por më shumë politike”, tha Gaxherri.

Madje sipas Gaxherrit, kryeministri Kurti e rehabilitoi Serbinë.

“Kryeministri i Kosovës arriti që t’i ndërroj pozicionin vendit, nga viktima e Serbisë, në agresorë të minoritetit serb, ndërsa Serbinë e rehabilitoi përkundër sjelljeve agresive e terroriste të saj”, tha Gaxherri.

Sipas Gaxherrit, kjo është edhe politika e Kurtit.

“Kjo është politika e Kurtit, ose nga mos dija ose në shërbim të dreqit”, tha Gaxherri për GazetaBlic.

Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme?

Shala fajëson Qeverinë: Qytetarët nuk i meritojnë sanksionet e BE-së që erdhën si pasojë e keqqeverisjes së Kurtit