Në Kuvendin Komunal të Prishtinës janë bërë të gjitha përgatitjet për ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Pas përfundimit të mbledhjes inauguruese do të mbahet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama.
Por ajo çfarë bie në sy gjatë kësaj ceremonie është se pavarësisht numrit të madh të të pranishmëve thuajse askush nuk ka të vendosur maskë, madje as vetë kryetari i ri, Përparim Rama.
Të pranishmit janë të ulur tejet afër me njëri-tjetrin ndërsa në sallën ku po bëhet ceremonia është një numër i madh i zyrtarëve komunal të rinj, si dhe të tjerë.
Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të bëjë thirrje për respektim të masave antiCOVID, shkaku i rrezikut ende të pranishëm të virusit COVID-19, shumë pak po zgjedhin që të respektojnë këto masa.