Lajme

Masakrat në Likoshan dhe Qirez, Kurti: Para varreve të martirëve zotohemi se nuk do të harrojmë!

02/28/2026 13:43
nga:Y I

Kryeministri Kurti ka bërë sot homazhe në nderim të viktimave që humbën jetën në masakrat në Qirez dhe Likoshan.

Kurti tha se me 28 shkurt 1998, Likoshani dhe Qirezi u shndërruan në skenë të masakrës së parë të madhe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.

Ai potencoi se atë ditë u bë e qartë se rrugëtimi çlirimtar i popullit tonë ishte pashmangshëm dhe i pakthyeshëm.

“Sot përkujtojmë 20 civilët shqiptarë të vrarë dhe katër dëshmorët që ranë në Drenicë, në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe forcave të armatosura të Serbisë. Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e këtyre martirëve e dëshmorëve. Institucionet tona të drejtësisë e kanë për detyrë, ne si shtet e shoqëri e kemi obligim, për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë, sjelljen e drejtësisë.Sot, para kujtimit të fëmijës së palindur, e para varreve të martirëve, ne zotohemi se nuk do të harrojmë. Sot e përditë, me kujtimin e tyre në mendje, punojmë që Republika për të cilën ata u flijuan të jetë shtet i së drejtës dhe i barazisë” shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: