Lajme

Masakër në Norvegji, një person godet me hark dhe shigjeta kalimtarët, disa të vdekur

10/13/2021 21:32
nga:Y I

Disa të vrarë dhe të plagosur në një sulm në qytetin Kongsberg në Norvegji pasi një person përdori një hark me shigjeta për t’i sulmuar ata në rrugë.

Policia njoftoi se incidenti ndodhi rreth orës 18:30 me kohën lokale. Shefi i policisë tha se i dyshuari është kapur dhe duket se ka vepruar vetëm.

Raportohet se ai ka lëvizur në të gjithë qytetin dhe autoritetet kanë rrethuar disa zona të mëdha. Raportet e mediave vendase thonë se sulmuesi nisi sulmin nga një supermarket.

Ende policia thotë se numri i viktimave është i paqartë. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet aty pranë.

Dhjetëra automjete të urgjencës thuhet se janë në vendngjarje, përfshirë ambulanca, makina policie dhe helikopterë.

LAPSI.al