Lajme

Masakër në Itali/Burri vret gruan, djalin e tij dhe pronarët e shtëpisë ku jetonin

04/11/2021 15:51
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një pensionist ka vrarë gruan dhe fëmijën e e tij me aftësi të kufizuara, e më pas qëlloi çiftin e moshuar, pronarë të shtëpisë ku ata banonin.

Pas masakrës , ai u përpoq të vetëvritej me armën e krimit. Ai ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja u zbulua nga karabinierët menjëherë pasi ndodhi masakra në orën 3 të mëngjesit, ku ata gjetën 4 trupat e pajetë.

83-vjeçari, Renzo Tarabella, qëlloi veten në fytyrë, në momentin kur karabinierët hynë në apartament.

Alarmin për vrasjen e dha vajza e dy të moshuarve, pronarë të shtëpisë, e cila banonte në ndërtesën përballë prindërve të saj.

Autoritetet njoftuan se nuk kishte mbetur asgjë për të bërë, për gruan e tij 70 vjeçare dhe djalin e tyre 51-vjeçar, si dhe çiftin e të moshuarve përkatësisht 74 dhe 70 vjeç.

Arma e përdorur për krimin rezultoi të ishte pa leje.

Investiguesit po punojnë për zbardhjen e masakrës që la të vdekur 4 persona, duke marrë në pyetje të afërm dhe fqinjë për të zbuluar më shumë detaje rreth motivit që e shtyu pensionistin të kryente këto vrasje.

LEXO EDHE:

Shala i PDK-së kërkesë për Qeverinë: Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për Covid-19