Rusia e ka pushtuar sot Ukrainën.
Presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin ka dhënë urdhër në mëngjesin e sotëm për këtë gjë, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo gjë ka ndikuar shumë edhe në botën e sportit, atje ku UEFA tashmë ka dalur me një komunikatë.
“Pas evoluimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i UEFA-s ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv për në orën 10:00 CET të premten e 25 shkurtit, me qëllim vlerësimin e situatës dhe marrjen e të gjitha vendimeve të nevojshme”, thuhet në postimin e saj.
Sipas mediave të ndryshme ndërkombëtare, UEFA po monitoron situatën dhe nëse lufta nuk ndalet, skuadrat nga Rusia do të përjashtohen nga kompeticionet evropiane, finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në këtë vendi si dhe konsiderohet përjashtimi total i saj nga ndeshjet ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport/


