Lajme

Masa e përkohshme ndaj Kuvendit, Tahiri: Presidentja e ka mbyllur gojën

09/06/2025 09:02
nga:Sh R

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar masën e përkohshme të Kushtetueses për Kuvendin.

Ajo e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen ndaj këtij rasti.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se e para e vendit duhet të reagojë.

“Gjykata kushtetuese prap foli, prap bllokoi kuvendin – presidentja ka mbyllur gojen – kur do te flase populli – populli eshte sovrani i takon ta marre ne dore fatin e Kosoves perballe shkelesve te kushtetutës”, ka shkruar Tahiri.