Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullim të dekretit të presidentes, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se “masa e përkohshme për dekretin është vetëm hapi i parë për vazhdimin normal të punës së Kuvendit”.
“Rendi kushtetues duhet respektuar. Neve nga Kuvendi i Republikës na largon vetëm vota e popullit e jo Pesidenti”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Kosova është republikë parlamentare.
Kuvendi zgjedh Kryetarin e shtetit, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit e jo anasjelltas.
Masa e përkohshme për dekretin është vetëm hapi i parë për vazhdimin normal të punës së Kuvendit.
Rendi kushtetues duhet respektuar. Neve nga Kuvendi i Republikës na largon vetëm vota e popullit e jo Pesidenti.


