Showtime

Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit habit të gjithë

07/01/2023 15:37
nga:Y I

Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare.

Megi dhe Angji Serreqi janë martuar në Shkodër dhe dasma është zhvilluar në Shirokë buzë liqenit.

Por njerëzve nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit. Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Madje Mario ka qenë i futar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.

Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit

Duket se pavarësisht prishjes së miqësisë me Luizin, djemtë ruajnë kontakte me ish partneren e tij, Megin.

Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.

Meridiani: Vetëm lumturi e gëzime paci cdo dite te jetes Meg.

Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçare për të cilën këngëtari ka folur disa herë edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.