Lajme

Martohet Teuta Rugova, në ceremoninë në Katedrale prezentë edhe Abdixhiku e Rama

07/25/2025 15:26
nga:Y I

E bija e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar sot e Agron Gjeloshajn në një ceremoni në Katedralen kryesore në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, përveç familjarëve e miqve të çiftit, mysafirë ishin edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i kryeqyetit, Përparim Rama.

Dyshja u kurorëzuan dy ditë më parë në Rezidencën në Velani.

Ndërkaq, pamjet e ceremonisë sot i ka publikuar kunata e Teutës, Blerina Kllokoqi-Rugova.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUKUR (@bukurworld)