Luftoi për të drejtat e vajzave kundër talebanëve dhe fitoi Nobel për Paqe.
Malala Yousafzai është tashmë e martuar, pothuajse një dekadë pasi u qëllua në kokë nga talebanët për fushatën për të drejtat e vajzave për arsimim.
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, 24 vjeçe, është martuar me partnerin e saj Asser Malik në një ceremoni në shtëpinë e saj në Birmingham.

Një ndër librat më të shitur në botë viteve të fundit është “Unë jam Malala” ku tregohet historia e vërtetë e Malala Yousafzai.
Malala ndau në Twitter fotografi të ëmbla nga dita e dasmës, ku kishte veshur një fustan të bukur rozë Nikah.


“Sot shënohet një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam për të qenë partnerë për jetën. Ne festuam një ceremoni të vogël në shtëpi në Birmingham me familjet tona. Ju lutem na dërgoni lutjet tuaja. Ne jemi të emocionuar që do të ecim së bashku për udhëtimin që kemi përpara”, shkroi Malala sipër fotove.
Nuk dihet se kur Malala dhe Asser filluan lidhjen e tyre, por bashkëshorti i saj postoi një mesazh për ditëlindjen e saj në korrik.
“Gëzuar ditëlindjen më të mahnitshmes Malala”, shkruante ai.
Karriera e saj arriti kulmin duke u bërë fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2014, vetëm 17 vjeçe.
Besimet e saj pasionante mbi barazinë e femrave u formësuan nga z. Yousafazi, një ish-mësues i cili foli publikisht kundër talebanëve dhe përpjekjeve të tyre për të ndaluar arsimin e vajzave, edhe para se ajo të qëllohej nga ata.


