Showtime

Martohet djali i Gilit -Dasma përrallore në Maldive!

02/22/2022 20:21
nga:Genita C

Djali i këngëtares Gili, Robert Berani sot i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka zgjedhur datën 22.02.2022 ta kurorëzojë dashurinë e tij me martesë, shkruan GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur përmes disa fotografive të cilat janë postuar në rrjetet sociale.

Dasma përrallore është bërë në ishujt Maldive, një vend mjaft luksoz.

Më poshtë gjeni disa nga fotografitë./GazetaBlic/