Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
Ai është martuar me partneren e tij prej disa vitesh, Lirika Maliqi.
Ceremonia e dasmës u mbajt mbrëmë në vendlindjen e Batushës, Gjakovë dhe në mesin e të ftuarve ishin edhe figura të tjera politike.
Sipas postimeve në rrjetet sociale të pranishëm ishin edhe bashkëpartiakët e Batushës, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe ministri Elbert Krasniqi.