Sporti

Martinez: “Nuk do arrijmë askund nëse vazhdojmë të luajmë kështu”

02/26/2023 17:42
nga:E K

Lautaro Martinez u kërkoi falje tifozëve të Interit pasi humbja befasuese 1-0 nga Bologna i la ata 18 pikë larg liderit Napoli.

Argjentinasi u shpreh se me këtë lojë Inter nuk do mund të arrijë synimet e veta, shkruan GazetaBlic Sport.

“Do të ishte gabim të flisje shumë nën afektin e momentit, por ndjesia që kam tani është se nuk do të arrijmë askund nëse luajmë kështu”, tha Lautaro Martinez për Sky Sport Italia.

“Duhet të jemi më të qëndrueshëm, thjesht luajtëm një lojë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, mbërrijmë këtu të entuziasmuar dhe më pas bëmë këtë paraqitje”, tha argjentinasi.

/GazetaBlic Sport/