Sporti

Martinez largohet nga Bayerni, ia “fal” numrin 8 këtij bashkëlojtari

05/19/2021 20:54
nga:L J

Pas nëntë vitesh, Javi Martinez do të largohet nga Bayern Munchen.

Martinez do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit për shkak të skadimit të kontratës, përcjell GazetaBlic Sport.

Para se t’i jepte lamtumirën bavarezëve, spanjolli donte t’i “jepte” numrin e fanellës (8) Leon Goretzkas.

Si dëshmi të këtij ndryshimi të pronësisë vjen videoja e publikuar në profilin e klubit bavarez në Twitter.

/GazetaBlic Sport