Sporti

Martinez: Jap gjithçka për këtë fanellë

11/28/2021 11:39
nga:E K

Inter mposhti mbrëmë Venezian me rezultat 2-0.

Skuadra e Inzaghit fitoi në udhëtim falë golave të Calhanoglut dhe Lautaro Martinez, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ka folur sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez i cili tha se ai është shumë i lumtur te Inter dhe do bënte gjithçka për fanellën e ‘Nerazzurëve’.

“Ne kemi ndjesi pozitive, kjo ishte një lojë e vështirë, binte shi dhe hera ime e parë në këtë stadium”, tha Lautaro Martinez për ‘Sky Sport Italia’.

“Ne jemi të kënaqur që marrim tre pikët dhe është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të ngjitemi në tabelë, duke gjetur qëndrueshmëri në rezultatet tona”.

“Shpresoj të jem simboli i Interit në të ardhmen. Kam ardhur këtu në 2018, jap gjithçka për këtë fanellë, ne kemi simbolin e Scudetto-s në gjoks tani dhe duhet të vazhdojmë ta mbrojmë atë”, ka përfunduar sulmuesi argjentinas.