Sporti

Martinez i bie “pishman” që u tall me Mbappen: Ishte thjeshtë festë – ai është i mrekullueshëm

03/23/2023 18:41
nga:L J

Edhe pse Emiliano Martínez është lidhur me disa incidente me Kylian Mbappe, portieri argjentinas donte të tregonte se ndjen një admirim të thellë për sulmuesin francez.

“Mbappe është një lojtar i klasit botëror. Ai është i shpejtë dhe ishte i mrekullueshëm. Ai është shumë i fortë dhe shënoi katër gola në portën time”, ka pranuar portieri duke folur për Goal.

Për incidentin në autobus, ku ai festoi me një foshnjë që kishte fytyrën e Mbappes: “Në festime kishte shumë njerëz, shumë lodra u hodhën në autobus. Imagjinoni miliona njerëz që hedhin gjëra dhe ne marrim shumë gjëra. Tifozët argjentinas donin të na bënin të qeshnim. Nuk ishte asgjë më shumë se kaq, një festë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport