Lautaro Martinez ishte në hije në debaklin befasues të Argjentinës në debutimin e tyre në Kupën e Botës kundër Arabisë Saudite.
Pas ndeshjes ai e analizoi humbjen – ku tha se në pjesën e parë është dashur të përfundonte takimi nga ana e Argjentinës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar më shumë se një gol, por ky është Botërori. Tani kemi dy finale përpara, humbëm për shkak të gabimeve tona, më shumë se kurrë në pjesën e dytë”, tha fillimisht Lautaro Martinez për Ole.
“Detajet bëjnë diferencën dhe ne duhet t’i korrigjojmë ato. Humbja dhemb shumë, kemi ëndërruar ta nisim Botërorin me fitore, por tani duhet të shikojmë përpara dhe të stërvitemi për ndeshjet e ardhshme”, është shprehur sulmuesi i Interit.
/GazetaBlic Sport