Sporti

Martinez: Është e rëndësishme që jam pjesë e këtij grupi, nuk kisha paraqitjet që doja në Kupën e Botës

03/24/2023 19:27
nga:E K

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez ka kujtuar suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës.

Argjentinasi në një intervistë për ‘Clarin’ tha se nuk i ka shikuar më fotot e momentit të shpalljes kampion, pasi nuk kishte paraqitjet që do donte t’i kishte gjatë tërë garës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk kam parë më asnjë moment të Kupës së Botës, vetëm pamjet e tribunës duke festuar me gruan dhe miqtë e mi. Pse? Sepse kam vuajtur shumë, tani unë e kam këtë kujtim në kokë dhe dua ta shijoj. Vuaj për çfarë? Një kombinim gjërash. Unë jam ende i emocionuar. Nuk arrita të përjetoj Botërorin që doja për shkak të problemeve me kyçin e këmbës. Tani shpresoj të jem në gjendje të jap atë që nuk kam mundur më parë.Për mua është e rëndësishme të jem pjesë e këtij grupi, jam shumë krenar dhe përpiqem të përmirësohem çdo ditë, përfshirë edhe vetë kombëtaren. Në çdo seancë stërvitore dërgojmë edhe një mesazh për lojtarët e rinj: duhet të ngremë gjithmonë nivelin, duhet që Kombëtarja të përmirësohet gjithnjë e më shumë për të arritur objektivat e saj”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/