Sporti

Martinez e konfirmon: Këta janë tre kapitenët e Portugalisë në eliminatoret e Evropianit

03/22/2023 21:26
nga:Lorik J

Roberto Martinez bëri të ditur disa lajme gjatë konferencës për shtyp të mbajtur dy ditë pas ndeshjes midis Portugalisë dhe Lihtenshtajnit.

Ai thotë se në kombëtaren portugeze janë vendosur tre kapitenët që do ta udhëheqin ekipin në të ardhmen, shkruan GazetaBlic Sport.

“Për momentin, lojtarët me më shumë përvojë do të jenë kapitenët e kombëtares: Cristiano Ronaldo, Rui Patrício dhe Bernardo Silva. Nga tani e tutje, është e rëndësishme të fokusohemi te ndeshja e nesërme”, tha fillimisht ai.

“Është një ndeshje kualifikuese, kemi dhjetë të tilla dhe nuk ka vend për gabime.”

/GazetaBlic Sport