Sporti

Martinez: Belgjika është e motivuar për të ecur më lartë në “Euro 2020”

06/27/2021 12:03
nga:E K

Belgjika do të përballet sot me Portugalinë në kuadër të fazës së parë eliminuese.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para takimit ka folur trajneri i Belgjikës, Martinez, ai ka thënë se Belgjika është e motivuar dhe e etur për të ecur përpara në këtë Kampionat Evropian.

“Ne jemi të motivuar dhe të përqendruar. Ndiej shumë eksitim dhe energji në grup. Portugalia është një ekip që përshtatet shpejt me kundërshtarët. Nëse është një ndeshje e hapur apo e mbyllur varet nga ajo që do të ndodhë“, tha Martinez.

/GazetaBlic Sport/