Sporti

Martinez ‘asiston’ drejtuesit e klubit: Dua shumë të rinovoj kontratën

12/07/2023 18:31
nga:Mergim Rreci

Lautaro Martinez e bëri të qartë se ai është gati të nënshkruajë kontratën e tij të re me Interin.

Sulmuesi argjentinas u emërua kapiten i klubit në verë pas pensionimit të Samir Handanovic, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontrata aktuale e Lautaro skadon në qershor 2026 dhe Interi është i gatshën t’i ofrojë atij një kontratë të re me një pagë të ‘majme’.

Duke folur për Sport Mediaset, Lautaro u pyet fillimisht se kur do të ishte gati të nënshkruante kontratën e tij të re me Interin.

“Jo shumë kohë tani. Shpresoj që nesër! Jam i qetë dhe i relaksuar, ndihem mirë këtu dhe dua shumë të rinovoj”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/