Arsenali ka marrë një shtytje të madhe pasi kapiteni Martin Odegaard është rikthyer në stërvitje të plotë në grup përpara ndeshjes ndaj Interit.
Mesfushori norvegjez u pa duke punuar me bashkëlojtarët e tij pa shfaqur asnjë shenjë shqetësimi.
Odegaard tashmë pritet të jetë në skuadrën e Topçinjve për ndeshjen kundër Interit dhe të udhëtojë drejt Italisë.
Mikel Arteta madje mund t’i japë mesfushorit disa minuta pasi ai synon të menaxhojë me kujdes rikthimin e tij nga lëndimi.
/GazetaBlic Sport