Showtime

Martin Garrix pas koncertit në Tiranë: Koncerti im i parë në Shqipëri, por definitivisht jo i fundit

07/07/2024 16:25
nga:G C

DJ me famë botërore, Martin Garrix është ndarë i kënaqur nga publiku shqiptarë.

Pas performancës së tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, Garrix nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit e tij momentet nga nata e elektrizuar.

Madje, përmes postimit të tij në Instagram, ai tha se do të vizitojë sërish në Shqipëri.

“Koncerti im i parë në Shqipëri, por definitivisht jo i fundit… Faleminderit për natën e paharrueshme”, shkroi Martin.

Pos tjerash, Garrix gjatë performancës lëshoi për audiencën edhe ‘shotën’ shqiptare.