Lajme

Martin Berishaj vjen në Kosovë: Spekulimet janë me prapavijë politike

01/26/2023 11:38
nga:N M

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj në prag të nisjes së Forumit Ekonomik në Prishtinë ka thënë se raportimet për përfshirjen e tij në një aferë janë me qëllim jo të mirë.

“Jam shumë i gëzuar që prezantoj shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Ato janë spekulime të cilat i hedh poshtë e të cilat kanë qëllim denigrimin e personalitetit tim dhe imazhit të Kosovës”, është shprehur Berishaj para gazetarëve, njofton KlanKosova.tv.

“Besoj se shpifësit do të dalin para gjyqit”, ka shtuar ai duke thënë se sot më me rëndësi është të flitet për Forumin Kosovë-Kroaci.

Kurti flet për takimin e mbrëmshëm me Lajçakun: Plani franko-gjerman, duhet të ketë njohjen reciproke në qendër