Anthony Martial do të largohet nga Manchester United qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi francez nuk është duke pasur hapësira tek ‘Djajtë e Kuq‘ dhe ka vendosur largimin nga klubi, përcjell GazetaBlic Sport.
Agjenti i sulmuesit francez, Philippe Lamboley, i ka pohuar “Sky SportsNews” dëshirën e Martialit për të gjetur skuadër të re.
“Anthony dëshiron të largohet nga klubi në janar. Ai do të luajë. Ai nuk dëshiron të qëndrojë në janar dhe unë do të flas me klubin së shpejti”, deklaroi ai.
Anthony Martial wants to leave Man United in January, his agent Philippe Lamboley told @SkySportsNews: “Anthony wishes to leave the club in January”. ? #MUFC
“He just needs to play. He doesn’t want to stay in January and I will speak to the club soon”. pic.twitter.com/R4e5C8T96T
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 10, 2021
/GazetaBlic Sport/


