Sporti

Martial detyrohet të stërvitet veçmas, Ten Hag e dëshiron në formën fizike optimale

01/18/2024 10:12
nga:E K

Anthony Martial, lojtari i Manchester United, është urdhëruar të punojë veçmas, për të rifituar formën e tij fizike, nëse dëshiron të vazhdojë të jetë një opsion për Djajtë e Kuq.

Lojtari francez, i cili ishte i sëmurë dhe për këtë arsye ishte jashtë opsioneve të Erik ten Hag, ka marrë urdhra për të rikuperuar formën e tij të lojës individualisht, pasi, sipas trajnerit, do të duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendje fizike optimale, transmeton GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Marcus Rashford, i cili gjithashtu u infektua me të njëjtën sëmundje, u shërua në të njëjtën kohë me kolegun e tij, por u kthye në stërvitje me ekipin më herët.

Kjo është vetëm një pyetje tjetër që i bie Martialit, të cilit përveç dëmtimeve të njëpasnjëshme, i skadon edhe kontrata për më pak se gjashtë muaj.

/GazetaBlic Sport.