Lajme

Marshi në mbështetje të krerëve të UÇK-së, qindra qytetarë grumbullohen në sheshet e Prishtinës

04/02/2023 13:47
nga:Gazeta Blic

Qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshet e kryeqytetit për të marshuar në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë.

Marshi i organizuar nga “Liria ka emër” do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” e do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.