Sporti

Marseille refuzon transferimin e Ronaldos: Duam lojtarë ekipor

10/21/2022 18:47
nga:E K

Pablo Longoria, presidenti i Marseilles, ka mohuar kategorikisht çdo mundësi që Marseille të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon.

Tema u diskutua në Francë në verë dhe skenari mund të përsëritet në merkaton e janarit, pasi portugezi është drejt largimit nga Manchester Unitedi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Futbolli është shumë i lehtë dhe ju duhet të bëni atë që mundeni me mjetet që keni në dispozicion, duke ruajtur gjithmonë stabilitetin financiar. Marseille ka nevojë për një situatë të ekuilibruar ekonomike dhe ne jemi shumë larg nënshkrimit me yje të mëdhenj. Preferojmë lojtarët e ekipit, të cilët e vënë individin në shërbim të kolektivit. Ne kemi një projekt ku të gjithë lojtarët punojnë për ekipin”, tha menaxheri i klubit francez për RMC Sport.

/GazetaBlic Sport.