Sporti

Marseille mposht pas penalltive Benfican, i bashkohet 4 më të mirave të Europa League

04/18/2024 23:53
nga:Lorik J

Kërkohej me ngulm fitorja edhe ajo erdhi. “Të Kaltërit” francezë, të Olympique Marseille nuk gabuan në “shtëpinë” e tyre, “Stade Velodrome”, duke arritur të barazonin rezultatin e përgjithshëm, 2 me 2, pas humbjes minimale, 2 me 1, në “Estadio da Luz”, të Lisbonës, ndaj portugezëve të Benfica dhe mbrëmjen e kësaj të enjteje u desh goditja e 11-metërshave për të vendosur përfundimisht kualifkimin e një prej skuadrave në fazën tjetër.

Kështu, një gol i 23-vjeçarit kamerunas, Faris Moumbagna, në minutën e 79’-të të sfidës mjaftoi për ta dërguar fillimisht sfidën në kohën shtesë e më pas godtja e 11-metërshave, nga skuadra e Marseille u treguar e pagabuar, duke mundur me rezultatin e përgjithshëm 4 me 2, “Shqiponjat” portugeze, me rezultatin 3 me 2, teksa për këta të fundit gabuan Angel Di Maria e Antonio Silva.

Siç theksuam edhe më lart, falë këtij rezultati të madh, “Të Kaltërit” e Olympique Marseille arrijnë të sigurojnë një gjysmëfinale të madhe evropiane, teksa kanë edhe mundësinë “e artë”, për të kapur fazën finale, të këtij edicioni, teksa përballë do të kenë një kundërshtar relativisht të të njëjtit nivel, ashtu siç janë edhe “Bergmaskët” e Atalanta. /abcnews.al