Sporti

Marseille fiton derbin, PSG eliminohet nga Kupa e Francës

02/08/2023 23:08
nga:Lorik J

Skuadra e Marseille ka fituar derbin e madh të Francës ndaj PSG’së.

Marseille fitoi ndaj PSG’së në çerekfinalen e Kupës së Francës me rezultatin 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Alexis Sanchez shënoi golin e parë në këtë ndeshje nga penalltia pas 31 minutave lojë.

Sergio Ramos barazoi gjithçka në fundin e pjesës së parë, për të dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 1:1.

Në pjesën e dytë, Marseille shënoi edhe golin e dyrë – që rezultoi të ishte ai i fitores. Ishte Malinovsky ai i cili realizoi pas 57 minutave lojë për të dhuruar fitoren e madhe për vendasit.

/GazetaBlic Sport