Showtime

“Marrshin nga jeta atë që meritojnë”/ Si ish-gruaja e biznesmenit mallkonte dikur Fjolla Morinën

07/20/2021 10:12
nga:Gazeta Blic

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina u arrestua para lokalit të saj në Prishtinë.

Kujtojmë se këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndonte akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Por, Morina nuk ka bërë bujë vetëm për trafikimin e armëve, por edhe për marrëdhënien e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Ky i fundit la gruan e tij dhe fëmijët për t’u martuar me këngëtaren. Ndërkohë, në një intervistë ish bashkëshortja e Fisnik Sylës tha “Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”.

Siç duket ky “mallkim” e ndoqi këngëtaren e cila pas pushimeve përfundoi në prangat e policisë.