Lajme

Marrëveshja për faturimin e ujit: Peci kundërshton Rizvanollin, thotë se nuk është tërhequr

01/20/2025 12:04
nga:G B

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, është tërhequr nga marrëveshja për faturimin e ujit të shpenzuar në këtë komunë, pjesë e marrëveshjes me “KRU Mitrovica”.

Por, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar duke hedhur poshtë këtë deklaratë, njofton Klankosova.tv.

“Unë si kryetar komune dhe komuna e Zveçanit ende jemi në këtë marrëveshje. Ajo që është thënë nga ministrja nuk është e vërtetë. Unë kërkoj nga ministrat dhe kryeministri Kurti që të zbatojnë këtë marrëveshje që është nënshkruar”, theksoi ai.

Peci sqaroi se posedon dokumentin që ka marrë nga zyra e kryeministrit, i cili e konfirmonte marrëveshjen për faturimin e ujit edhe për tri fshatra shqiptare.

“Ministrja dhe të tjerët po thonë që unë jam tërhequr, por kjo nuk është e vërtetë”, shtoi ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.