Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel, më 27 shkurt, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Në tryezën e bisedimeve ishte propozimi i BE-së, i titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.Në deklaratën e lëshuar pas takimit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Lidhur më këtë, njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku tha për GazetaBlic se problemi kryesor është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sadiku e quan Asociacionin si ‘thembra e Akilit’, teksa thotë se Serbia ka kërkuar që me planin franko-gjerman të nis zbatimi i menjëhershëm edhe i Asociacionit.
“Palët janë dakorduan në parim lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por nuk ka dakordanc për plan veprime. Si duket “thembra e Akilit” është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, tha Sadiku.
“Serbët kanë kërkuar që ky Asociacion të zbatohet menjëherë me planin franko-gjerman, ndërsa pala kosovare nuk ka pranuar që menjëherë ky Asociacion të futet në funksion, por të ketë së pari zbatimin e marrëveshjes dhe më vonë kjo çështje”, shtoi Sadiku.
Ndërsa analisti poltik, Arton Demhasaj thotë se plani franko-gjerman është nënshkruar dhe marrëveshja është pranuar.
Demhasaj në një prononcim për GazetaBlic tha se, në takimet e ardhshme do të diskutohen çështjet civile të këtij plani dhe koha kur do të fillojë implementimi i tyre.
“Mundemi me thënë që ka pas pranim të marrëveshjes dhe mendoj se plani franko-gjerman është nënshkruar, nisur nga fakti kur Josep Borrell tha se të dyja palët e kanë pranuar planin, shto këtu që plani është publikuar mbrëmë. Kjo tregon që marrëveshja është pranuar”, tha Demhasaj.
“Tash ka mbet që të diskutohen edhe çështjet civile të këtij plani, ku me gjasë ka pas dallime sa i përket pikave, cila të implementohet më herët dhe cila më vonë. Në ditët e ardhshme, këtu do të jetë edhe çështja e diskutimit. Momenti kur arrihet edhe dakordimi për planin e zbatimit të marrëveshjes, mund të pritet edhe një cermoni e nënshkrimit formal të këtyre dy dokumenteve, të marrëveshjes dhe njëkohësisht edhe të zbatimit”, shtoi Demhasaj për GazetaBlic.
Propozimi Evropian parasheh njohjen e pasaportave, diplomave, targave dhe vulave doganore