Leo Messi edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.
Barcelona zyrtarizoi mbrëmë largimin e tij, kurse reagimi nga futbollisti nuk ka ardhur akoma, përcjell GazetaBlic Sport.
PSG është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin dhe tashmë gjithçka po shkon rrugës së duhur.
‘Mundo Deportivo‘ raporton se babai i Lionel Messit, Jorge Messi i cili është njëkohësisht edhe agjenti i lojtarit argjentinas do të udhëtojë sot (e shtunë) drejt Parisit, për të negociuar kushtet personale.
Sipas këtij mediumi spanjoll, marrëveshja mes palëve është afër për t’u arritur, kurse nënshkrimi i kontratës pritet të ndodhë nesër.
Raportohet se Messit do t’i ofrohet kontratë dy vjeçare me një vit mundësi vazhdimi.
/GazetaBlic Sport/


