Sporti

Marrëveshja me Renato Sanches mungon, Milani kërkon futbollistin e Aston Villas

06/23/2022 22:52
nga:Mergim Rreci

Marrëveshja finale me Renato Sanches nuk po vjen, dhe te Milani nuk duan të mbetën të papërgatitur. Një qendërmesfushor është i nevojshëm për të zëvendësuar Kessie.

TMW shkruan se drejtuesit e kampionëve të Italisë po studiojnë opsionin Douglas Luiz. 24-vjeçari luan si shkatërrues dhe ka edhe një vit kontratë me Aston Villa.

Nëntë ndeshje ka luajtur Douglas Luiz me kombëtaren e Brazilit. Drejtuesit e Milanit janë takuar ditën e sotme me agjentët italiane të lojtarit latin.

Titullari i skuadrës së Steven Gerrard ka një vlerë në merkato rreth 30-35 milionë euro, por te Milani shpresojnë ta ulin këtë shumë duke llogaritur që lojtarit i ka mbetur edhe një vit kontratë.