Muajt e fundit janë intensifikuar bisedimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve.
Viti 2023 po përflitet si koha kur edhe mund të arrihet një marrëveshje finale Beograd-Prishtinë.
“Gazeta Blic” ka dërguar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje.
Të njëjtit në përgjigjen e tyre dhënë për “Gazeta Blic” kanë deklaruar se koha kur pritet të arrihet marrëveshja përfundimtare varet nga aftësia e të dy palëve për të rënë dakord.
“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të Dialogut kur është e nevojshme. Ritmi i Dialogut dhe koha kur arrihet marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse për normalizimin varet vetëm nga aftësia e të dy palëve për të rënë dakord” thuhet në përgjigjen e BE-së për “Gazeta Blic”
Palët tashmë kanë në tavolinë planin franko-gjerman, plan i cili është pritur mire nga të dyja palët.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se një plan i tillë është bazë e mirë për të dialoguar.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës Francës dhe Gjermanisë pritet të vizitojnë Beogradin pas festave të fundvitit për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, një deklaratë e ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, se njohja reciproke Kosovë-Serbi nuk është e mundur tani, ka ngjallur debat në Prishtinë.
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje Qeverisë t’i japë llogari qytetarëve për prishje të raporteve Kosovë-SHBA pas tensioneve në veri.
“Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?” shkruan Hoti në Facebook raporton Gazeta Blic.
Në kuadër të zhvillimeve në dialog, kryeministri Kurti pritet të takohet sot me te Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
/Gazeta Blic/
Dialogu me Serbinë / Në këtë orë Kurtit i shkon në zyre i dërguari i posaçëm britanik
Hovenier: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë s’është e mundur tani për tani
Hoti-Qeverisë: Tregojini popullit çfarë ka ndodhur me marrdhëniet Kosovë-SHBA


