Shkruan: Shenoll Muharremi
Një marrëveshje eventuale në Bruksel sot mes Kosovës dhe Serbisë vështirë se do të përmirësoj gjendjen. Bazuar nga eksperiencat paraprake, zakonisht nën trysninë e facilitueseve dhe shteteve kryesore të përfshira në procesin e dialogut, arrihen marrëveshje që pastaj ose nuk zbatohen ose efekti i tyre është minimal për të përmirsuar situatën në terren.
Efekti i qëndrueshmërisë është thuajse zero.
Nga një marrëveshje eventuale me së shumti qetësi do të përfitojnë sponzoruesit e saj për shkak se një marrëveshje së paku do të mirëmbante status quo-në akutale dhe do ndihmonte që situata e sigurisë mos të përshkallëzohet mëtutje.
E gjithë kjo në kontekstin e përpjekjeve për mirëmbajtje të paqës dhe sigurisë në Europën lindore dhe mos zgjerimit të konfliktit të Perendimit me Rusinë edhe në zonat tjera. Një përshkallëzim i konfliktit jashtë Ukrainës do ti konvenonte Rusisë për shkak se do shpërqëndronte vëmendjen e Perendimit nga Ukraina si dhe Moska do t’i ketë duart më të lira në Ukrainë. Andaj, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është me interes të lartë për sigurinë e Europës momentalisht.
Pak e hiq ndryshime faktike për qytetarët e rajonit e sidomos Kosovarët mund të sjellë kjo marrëveshje në realitet. Sërbia nuk është e intersuar për marrëveshje me Kosovën, ndërsa Kosova është e pafuçishme të imponoj një zgjidhje në veri të vendit. Sa here jemi afër arritjes së një marrëveshje domethënëse, Serbia krijon situata të reja konfliktuoze dhe pëshkallëzojnë situatën për të shmangur një marrëveshje.
Serbia duket se nuk do marrëveshje me Kosovën por dëshiron të mirëmbajë një ‘konflikt të ngrirë’ ku ajo vazhdon të avancoj ekonomikisht dhe drejtë anëtarësimit në BE – gjë që deri më tani e ka bërë me sukses. Fundja, si ka mundësi që marrëveshja të arrihet me të njejtat mendje dhe persona të cilët e kanë krijuar problematikën (por edhe luftërat e Jugosllavisë). Serbia ende nuk e ka kuptuar koston dhe benefitet e paqës, ajo ende punon ditë e natë të mirëmbajë situatën e tensionuar me Kosovën, por edhe rajonin.
Janë dy parakushte që duhet të arrihen për arritje të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Kryesorja është demokratizimi i Serbisë dhe ndryshimi i gjeneratave dhe mendësive politike atje. Me këtë klasë politike të gjeneratës dhe mendësisë së Milosevicit nuk do arrihet anjëherë paqja dhe prosperiteti në Ballkanin Perendimor. Serbia duhet, dhe do të, ndryshoj gjeneratat e politikanëve aktual, për shkak se ky mentalitet nuk do t’i mbijetoj kohës, është një mentalitet i shekujve të kaluar që po perendon, përderisa luftërat moderne po zhvillohen për kontrollin, jo të territoreve, por të mikroprocesoreve (psh SHBA-Kina).
Parakushti i dytë është zhvillimi i brendhshëm i Kosovës. Kosova momentalisht nuk po arrinë të zhvillohet dhe të ofrojë mirëqenie, shërbime dhe mundësi as për qytetarët shumicë. Kosova duhet të kthehet kah vetja, të zhvillohet duke u drejtuar kah teknologjia dhe ndërmarrësia. Me rritje të ekonomisë dhe mundësive në Kosovë, do të arrihet paqja e brendshme. Serbët e Kosovës, mund të shofin ndonjë dobi dhe respektojnë Republikën e Kosovës atëherë kur kanë benefite të shtuara, kryesishtë mundësi socio-ekonomike. Ngjashëm sic ishte rasti mes dy Gjermanive në fund të luftës së ftohtë.
Andaj, gjetja dhe arritja e marrëveshjeve në kohëra të krizave të thella ekonomike dhe në situatë socio-ekonomike në rajon ku të të gjithë që kanë mundësi po largohen nga vendet e tyre të bënë të kuptosh që këto marrëveshje janë për qëllime gjeo-politike dhe të sigurisë globale dhe Europiane. Për të arritur paqe dhe marrëveshje të qëndrueshme në Ballkanin Perendimor dhe mes Kosovës dhe Serbisë duhet, fillimisht të demokratizohet Serbia dhe pastaj të arrihet përparime të theksuara në rritjen e ekonomive, mirëqenies dhe mundësive për qytetarët e rajonit.
Përderisa ne po vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje me personalitete dhe mendësitë që krijuan problemet, nënkupton që këto marrëveshje (sic është demonstruar deri më tani) nuk do të jenë të qëndrusheme dhe nuk do të gjenerojnë ndryshime për qytetarët më të abuzuar dhe privuar të Europës.