Lajme

Marrëveshja e re Kosovë – Turqi, nga 29 në 42 fluturime në javë

06/19/2022 13:54
nga:Q R

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu shkroi se nga kjo marrëveshje, është rritur numri i fluturimeve nga 29 në javë, në 42 sosh.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të rezultojë me uljen e çmimeve të udhëtimeve.

“Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh ✈️, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë. Kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave”, shkroi ndër tjerash ai.