Lajme

“Marrëveshja e Ohrit ka filluar të zbatohet pikë për pikë” – Matoshi: Kurti po e fsheh

12/26/2023 22:35
nga:G C

Publicisti, Halil Matoshi, duke diskutuar mbi mundësitë e nisjes së një lufte të re në Kosovës ka thënë se marrëveshja me Serbinë ka filluar të zbatohet larg syve të publikut.

Ai tutje ka thënë se SHBA-të kanë deklaruar që nuk ka nevoj për nënshkrim dhe kjo dëshmon që Kurti e ka pranuar marrëveshjen dhe ajo ka filluar të zbatohet.

Matoshi ka thënë që sulme si ai i Radojiçiqit mund të këtë edhe në të ardhmen dhe ato mund të vijnë nga veriu dhe jugu por të këtë luftë në një vend ku është e pranishme NATO nuk mund të ndodhë.

Ai tha tutje që mund të këtë akte edhe terroriste por jo luftë sepse kjo nënkupton që NATO-ja do të luftojë me një shtet tjetër cilido qoftë ai.

“Marrëveshja e Ohrit ka filluar të zbatohet pikë për pikë”, ka thënë Matoshi.