Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Finlandë.
Atje e para e shtetit të Kosovës u takua me homologun finlandez Alexander Stubb.
Presidenca finlandeze ka dalë me një njoftim rreth kësaj vizite duke e publikuar në X një deklaratë të Stubb.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës janë të shkëlqyera dhe të ngushta, historikisht dhe tani”, tha presidenti finlandez.
Kosovon presidentti @VjosaOsmaniPRKS vieraili Suomessa keskiviikkona 23. huhtikuuta.
”Kosovon ja Suomen suhteet ovat erinomaiset ja läheiset, historiallisesti ja nyt”, sanoi presidentti @alexstubb. pic.twitter.com/ZRh2lwu4Nh
— TPKanslia (@TPKanslia) April 23, 2025


