“Marrëdhëniet e mira i kemi me kryeministrin. Me Lulzim Hetemin i kam punët më mirë.”, kështu u përgjigj ministri i Pushtetit Lokal Elber Krasniqi në PolitikOFF teksa u pyet edhe për zhvillimet e fundit në vend.
Krasniqi tha se tani me kryetarin e ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemin komuna është në shërbim të qytetarëve e jo grupeve e bandave kriminale të veriut siç ka ndodhur me kryetarët e kaluar që kanë qeverisur deri tani me komunat e veriut.
“Marrëdhëniet e mira i kemi me kryeministrin, se është kryeministri jonë. Me Lulzim Hetemin i kam punët më mirë. Është i angazhum krejt kohën, dhe po ia kalon mirë. Për tu përgjigjur sesa është në shërbim të qytetarëve komuna e Leposaviqit, duhet patjetër ta bëjmë një paralele me atë të Mitrovicës së Veriut.”, tha Krasniqi në PolitikOFF.


