Marquinhos luan së bashku me portugezët Nuno Mendes, Danilo dhe Vitinha në Paris Saint-Germain. Mbrojtësi brazilian nuk ka dyshim se Portugalia ka aspirata për Kupën e Botës dhe e di se ata mund të jetë në rrugën e Brazilit.
“Portugalia është vërtet shumë e fortë. Unë kam tre bashkëlojtarë tek PSG që luajnë në kombëtaren e Portugalisë. Janë lojtarë që kanë luajtur shumë mirë. Nuk e di si po ndihen në kombëtaren portugeze, por nëse shikojmë emrat janë shumë të fortë. Është një ekip që pritet shumë nga ta në Botëror. Mendoni për një duel me Portugalinë? Ne kemi, së pari, tre sfida të mëdha për të menduar më parë”, tha qendërmbrojtësi, në një konferencë për shtyp.
Marquinhos nuk ka dashur të ndalet në komentet për kundërshtarët e ardhshëm: “Preferoj të mos flas për ndeshje të tjera, sepse para kësaj duhet të luajmë ndeshje të rëndësishme. Nuk ka kuptim të flasim për të ardhmen, sepse duhet të kalojmë ende fazën e parë. Do të jenë ndeshje shumë të vështira”, përrfundoi ai.
/GazetaBlic Sport