Sporti

Marquinhos: Ne dhamë gjithçka nga vetja

05/04/2021 23:21
nga:Lorik J

Manchester City ka fituar edhe ndeshjen kthyese ndaj PSG.

City fitoi takimin e sotëm me rezultat 2-0, duke e eliminuar PSG me rezultat të përgjithshëm 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat për Manchester Cityn i shënoi algjeriani, Riyad Mahrez.

Pas ndeshjes ka folur për RMC, mbrojtësi i PSG, Marquinhos.

“Ishte një lojë ku ne dhamë gjithçka. Ne e filluam ndeshjen mirë, me një presion shumë të lartë, por dallimin e bënë detajet, ata u mbrojtën mirë dhe shfrytëzuan rastin në pjesën e parë dhe shënuan për 1-0. Në pjesën e dytë ne gjithashtu u përpoqëm të shkojmë përpara, por ata sërish shënuan dhe kjo na demoralizoi. Ne duhet të mendojmë për gjërat që duhet të përmirësojmë”, ka thënë Marquinhos.

/GazetaBlic Sport/