Kupa e Botës 2022

Marquinhos: Mungesa e Italisë në Kupën e Botës ishte e papritur, më vjen keq për miqtë e mi – e di trishtimin e tyre

11/18/2022 18:25
nga:E K

Kupa e Botës është vetëm dy ditë larg fillimit.

Skuadrat pjesëmarrëse tashmë kanë bërë përgaditjet finale para fillimit të garës më të madhe në glob për futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Duke folur në konferencën për shtyp nga kampi stërvitor në Torino, Marquinhos foli edhe për Botërorin pa Italinë, ku tha se mungesa e tyre ishte e papritur sidomos pas Kampionatit të fundit Evropian.

“Më vjen keq për Italinë, kam miq që donin të ishin këtu dhe ndjeva trishtimin e tyre. Një ekip që fitoi Europianin dhe nuk kualifikohet në Kupën e Botës… Është e papritur. Kjo mungesë tregon vështirësitë e futbollit në Evropë, më vjen keq, por duhet të mendojmë vetëm për vete”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/